lirik lagu yll limani - shiu
[teksti i “shiu”]
[verse 1]
më lër të t’prek, të t’ndjej
për aq kohë sa ka mbetur
dhe fundin ta gënjej
mbi fytyrën tënde t’fjetur
dhe t’vërtetën ta mbys
në gjakun tim të dehur
por buzëqeshja ngrin
pas fatkeqsisë sonë është fshehur
[chorus]
e shiu do t’i lajë mëkatet tona
do harrojmë netët e vona
kur ti e shtrirë pranë meje
më falje dashuri
fotografitë në mur
një ditë do t’zbehen
nëse shkon e di s’do kthehesh
prandaj të lutem rri
veç edhe një natë
veç edhe një natë
veç edhe një natë
veç edhe një natë
[verse 2]
a do t’munden buzët tona
të qeshin me dashuri
a do të frikësohemi
të besojmë ne të dy sërish
pika shiu n’lëkurën tonë
tek themi “lamtumirë”
vërshojnë çdo prekje, çdo puthje
në trupat tanë të mpirë
e ti buzëqesh për të fundit herë
[chorus]
e shiu do t’i lajë mëkatet tona
do harrojmë netët e vona
kur ti e shtrirë pranë meje
më falje dashuri
fotografitë në mur
një ditë do t’zbehen
nëse shkon e di s’do kthehesh
prandaj të lutem rri
veç edhe një natë
veç edhe një natë
veç edhe një natë
veç edhe një natë
Lirik lagu lainnya:
- lirik lagu caskey - temporary
- lirik lagu 100 flowers - bunkers
- lirik lagu fratelli quintale - non puoi
- lirik lagu asian da brat - murda
- lirik lagu the town pants - oreilly's daughter
- lirik lagu gomez & dubois - hôtel commissariat
- lirik lagu brian ortize - sing hallelujah
- lirik lagu sarah shook & the disarmers - nothin' feels right but doin' wrong
- lirik lagu imagine dragons - so many voices
- lirik lagu young junior - темно (dark)