
lirik lagu shkurte fejza - kthimi i skenderbeut
[teksti i “kthimi i skenderbeut”]
[verse 1]
500 vjet e priti kosova e ngratë
t’i kthehej heroi nga udha e gjatë
fjalën peng pat lënë dhe besën e burrit
në kosovë do t’kthehem ditën e flamurit
ky nëntor lirie e stolis atdheun
në shesh të prishtinës e sjellë skënderbeun
me shpatën në dorë e sjellë me fitore
heroin e kombit në tokën arbënore
[chorus]
hej kosovë, fron i zotit, përkrenarja e kastriotit
je kunorë e lavdisë, zemra e shqiptarisë
hej kosovë, fron i zotit, përkrenarja e kastriotit
je kunorë e lavdisë, zemra e shqiptarisë
[verse 2]
kuq e zi, kosova vjen në këtë nëntor
nga kruja i erdhi sikur një shenjtor
burri i shqipnisë vet engjëlli i zotit
mbreti i kësaj toke, zogu i kastriotit
heroi i kombit, trimi skënderbe
ditën e flamurit vjen prapë në atdhe
toka e kosovës mbjell me përmendore
ia jep bekimin e nanës arbënore
Lirik lagu lainnya:
- lirik lagu tirso cruz iii - yellow river
- lirik lagu dubioza kolektiv - french song
- lirik lagu mjhanks - lawn mower
- lirik lagu тимчик (timchik) - my fear
- lirik lagu sanjirut - nagasaki
- lirik lagu vianney - shifting paradigms
- lirik lagu exile tribe - keep on singing
- lirik lagu chad mcbad - love you still
- lirik lagu corrow - backworlds
- lirik lagu køldbrynger - iii. kugelsturm