lirik.web.id
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

lirik lagu ghiti - okej!

Loading...

[teksti i “okej!”]

[strofa 1]
erdhi nata motër antike
vantablack në dritë çianotike
në sytë e mi rreshtet larg gjumi
një rresht imazhesh katastrofike
një natë që lutet bërtet për fëmijët
prey syve të mi rrjedhin buna e drini
nga prekja ime dalin me radhë
face yoga, mica, nina simone
parlamentet n’flakë, ma~manjerizma
dy robotë kërcëjnë n’sinkron
oh~oh, një më vështron!

[pararefreni]
u mbushën sytë e mi, sa i mbylli t’shoh prep ty
brenda një fotografie, me një shatërvan
edhe ketë këshille në sy

[refreni]
ti mos harro se jeta nuk është n’ekran
por në frymën që t’kanë falë
dil, shiko qiellin mos i numëro shirat
dhe mos harro gjithçka është në duart e tua
okej!
[strofa 2]
koha n’këtë natë lëndë elastike
oret vrapojnë shkojnë shpejt me dritë
por në еrrësirë sekondat bëhen të vështirë
përballë mejе fillon një paradë
një grua që pastron me shisë një barakë
tre fëmijë shmangin një granadë
disa make~up
shkallë harmonike
koreografi, film bardh e zi
ndoshta n’ai

[pararefreni]
u lodhën sytë e mi, sa i mbylli t’kerkojnë ty
brenda një fotografi me një xhamadan
edhe ketë këshille për mu

[refreni]
ti mos harro se jeta nuk është n’ekran
por në frymën që t’kanë falë
dil, kërko veten mos i numëro hapat
ende kujto gjithçka është në duart e tua

[refreni]
dil, shiko qiellin mos i numëro shirat
dhe mos harro gjithçka është në duart e tua
okej!


Lirik lagu lainnya:

LIRIK YANG LAGI HITS MINGGU INI

Loading...