lirik.web.id
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

lirik lagu françesk radi - zemër e lodhur

Loading...

[teksti i “zemër e lodhur” nga françesk radi]

[verse 1]
nga zhurma e qytetit ika që me natë
përpara rruga e gjatë, rruga e gjatë
e lashë qytetin mbushur plot me zogj të vrarë
trishton një pemë e thatë, dhe bari qan…

sa më ka plakur kjo dhimbje e gjatë
qyteti dukej si gjethe e tharë
ai sot më trishton
mallin e parë më kujton, më kujton

nga zhurma e qytetit ika që me natë
përpara rruga e gjatë, rruga e gjatë
qyteti mbeti pas me shpresën që gënjen
kjo kohë gjithçka rrëmben, gjithçka që gjen

zemra e lodhur nuk di ç’të thotë
qyteti shkoj, iku mbeti larg
mbi shpirtin tim rënkon
malli i parë më mungon

[chorus]
eja pranë më thotë pylli
dhe në emër më thërret
zile e gjelbër e natyrës
zile e gjelbër plot me jetë
do të çirrem, do të shlodhem
nëpër ferra, nëpër bar
si një zog
pyllin do marr

[verse 2]
nga zhurma e qytetit ika që me natë
përpara rruga e gjatë, rruga e gjatë
e lashë qytetin mbushur plot me zogj të vrarë
trishton një pemë e thatë, dhe bari qan…

sa më ka plakur kjo dhimbje e gjatë
qyteti dukej si gjethe e tharë
ai sot më trishton
mallin e parë më kujton, më kujton

[chorus]
eja pranë më thotë pylli
dhe në emër më thërret
zile e gjelbër e natyrës
zile e gjelbër plot me jetë

do të çirrem, do të shlodhem
nëpër ferra, nëpër bar
si një zog
pyllin do marr
eja pranë më thotë pylli
dhe në emër më thërret
zile e gjelbër e natyrës
zile e gjelbër plot me jetë

do të çirrem, do të shlodhem
nëpër ferra, nëpër bar
si një zog
pyllin do marr


Lirik lagu lainnya:

LIRIK YANG LAGI HITS MINGGU INI

Loading...