![lirik.web.id](https://lirik.web.id/tema/logo.png)
lirik lagu doza - vitriol
[teksti i “vitriol”]
[verse 1]
fjalë mbas fjale, po krijoj aramatën time personale
e sundoj fjalorin shqip në mënyrë diktatoriale
nëse thua s’ka hip~hop shqipëria, e marr personale
injoruanca juaj n’këtë aspekt është kriminale
i kam provu të gjitha, intervista në k~n~le, bashkëpunime, festivale
nga epoka e cd~ve tek epoka digjitale, kam bo këngë konceptuale
këngë qefi, por dhe këngë industriale
kam marrë risqe kolosale
albume të punuar në mënyrë profesionale
dhe pse pata ca pengesa me të drejtat autoriale
nga gabimet marr mësime esеnciale
dështimet drejt suksеsit janë goditje integrale
konsistenca dhe këmbëngulja për mu janë fundamentale
triumfet e mëdha s’janë asnjëherë aksidentale
këto vargje, hajmali për mu, kanë vlerë sentimentale
unë i gdhënd mbi këto instrumentale
[chorus]
mos na bëni filma ju lutem shumë
jena regjisora vetë për këtë punë
tu lujtë oratorin, gjithmonë n’tehun e thikës
vargje vitriol tu i futë terrorin frikës
mos na bëni filma ju lutem shumë
jena regjisora vetë për këtë punë
tu lujtë oratorin, gjithmonë n’tehun e thikës
vargje vitriol tu i futë terrorin frikës
[verse 2]
jam ende në rrugë si pastrues qyteti
tu i zhduk këto skupidhje që s’u mbyllet sqepi
flasin për mu, sa m’bohet qefi
i mbyti smira, i mbyti mllefi
unë nuk kam kohë me bo llogje kavaje
jam shumë i zënë tu punu me detaje
jam tu gatu me kripë himalaje
ça dinë këta për mu është majë akullnaje
nuk kam komplekse inferioriteti
si këta të pagdhëndur që i mbyti sikleti
kush është më i miri, kush është më i vjetri
këtij muhabeti prej kohësh i ka ikë lezeti
juve ju ka ngelë sahati, biles ju ka ikë dhe treni
jeni shumë vonë
e keni nga inati, s’keni ça t’boni, koha gjithçka e tregon
mu nuk ma ndjen, jam i sigurum
s’merrem me llafe, unë merrem me punë
pare fitoj dhe kur fle gjumë
ne s’jena njësoj të displinium
dhunë verbale ushtroj pa presje, pa pikë
s’përdor pistoletë, as thikë, kam tjetër taktikë
ju asgjesoj në nivel atomik
e quaj sulm vitriolik
njëri toksik dhe i pacipë
kështu do thonë këta që përgjigje nga unë nuk kanë pritë
jam në vetëmbrotje, ju vrasë dhe burg nuk bëj asnjë ditë
mendoni kam frikë? mos më testoni, do m’detyroni t’ju fik
pikë
[chorus]
mos na bëni filma ju lutem shumë
jena regjisora vetë për këtë punë
tu lujtë oratorin, gjithmonë n’tehun e thikës
vargje vitriol tu i futë terrorin frikës
mos na bëni filma ju lutem shumë
jena regjisora vetë për këtë punë
tu lujtë oratorin, gjithmonë n’tehun e thikës
vargje vitriol tu i futë terrorin frikës
Lirik lagu lainnya:
- lirik lagu flinq - lonly
- lirik lagu awakeness - empty shells
- lirik lagu frei hermano da câmara - a samaritana
- lirik lagu im dai (임다이) - 그럼 난 그저 그런 애 (remember me as a mean girl)
- lirik lagu t.v. smith - eurodisneyland tomorrow
- lirik lagu alekset - taki jak ty (just like you) (cover)
- lirik lagu silvio rodríguez & luis eduardo aute - rabo de nube [en directo]
- lirik lagu decypher tha khaos and suge white - decypher tha khaos vs. suge white
- lirik lagu candy flip boy - every day (snippet 22.04.2019)*
- lirik lagu moe. - band in the sky