
lirik lagu doza - arrakat (prod by trinium)
[intro]
mund të jet në facolet ose në letër alumini
një dozë shumë e vogël si kokërr ulliri…
prit një sekond o vlla, e kam bo një herë ktë tekst unë!
po pra, kisha fletoren e gabume, shkojmë!
[verse 1]
sa u zgjova mirmëngjes vesh edhe zbres
tek lokali poshtë shtëpis porosis dopio “express”
në karton, se m’shijonë ta pi në shpi, në ballkon
ngjitem lart ndez spinelin që gjithë lagjen kundërmon
playlist~a e preferuar m’shoqëron nga kuzhina në sallon derisa t’gjej outfit~in që më shkon
jam gati dal nga shtëpia ashensori prap s’punon
zbres nga shkallët, pak aktivitet fizik nuk më dëmton
qes prej xhepit një spinel serioz super extra slim
duket si cigare e thjeshtë por është e mbushur me bimë
eci nëpër cepa i kujdesshëm për të shmangur policinë
“easy peasy” ky muhabet për mu u bo rutinë
mbri në studio gjysmë i thekur ekstremisht i etur
sytë e mi të fikur sikur kam 3 ditë pa fjetur
ama jam i buzëqeshur edhe plot me energji
i them triniumit ndiz tastierën kam në kokë një melodi
[verse 2]
triniumi nis tu kompozu
unë i mbush vetes një gotë “henney” mu qetësu
është teknikë e vjetër. (ahhh!)
naj cigare njërën tjetrën
qes një boçe pak të shtypur, mbështjellur mirë në letër
beat~i duket flak!
po mendoj për tematik
me siguri do m’vi diçka pasi këtë teke ta kem fik
tek dritarja i vë flakën, frymëzimin jam tu prit
por arrita te xivani e asgjë nuk paskam ndrit!
bro, jepi një export e ma nis ta shkruaj në shtëpi
ky beat do fjalë të forta do e shkruaj me qetësi
dal nga studio si i cmendur marr taxi
i them çom në myslym shyr dhe mos fol shumë rrugës se e kam bezdi
sa zbres më përshëndetin të gjith çunat : “ku je mc?”
u j~p doren i takoj një nga një: “ça u bo? ça u tha?”
ndërkoh një cingo sa një puro u ça!
“çuna vëmendje!” u vendos beat~in u them: “si u duket? ça ju sjell në mendje?”
“ej o vlla futi një stil kështu brutal fare!”
“jo ore futi naj stil për çunat, për rrugët.”
“a thu? ok do e mendoj.”
m’j~pin cingon ta kaloj, 3 të shpejta e pasoj!
“ika se jam vonë, po shkoj në shtëpi këtë tekst ta përfundoj!”
me siguri deri nesër do e kem kry, veten nuk po e stresoj
prit pak!
triniumi sapo më nisi voice message ne whatsapp
[triniumi & doza ~ voice messages]
~“doz nesër në orën 6 në studio bro. llogarit që nuk kam shumë kohë nesër kshuqë hajde i pergatitur ta përfundojmë këngën, se kam edhe orare të tjera, ok bro?”
~“po mo bro pa merak! zëre se mbarova dhe unë tekstin e nja 2 rreshta më kan ngel! nesër brenda një ore e kena kry, mirë? shifna, natën e mirë!”
[verse 3]
mirëmëngjes! ndejta zgjuar mbrëmë deri në 5!
sa është ora, 2 e drekës?!
oi! un s’e paskam gdhi e paskam dhi!
për 4 orë duhet të jem në studio
e s’kam shkruar as 2 vargje
edhe pse trurin e kam shkri
kafe s’jam tu pi! nuk kam terezi!
jasht po bie shi, breshër me stuhi
pamja tepër gri! nga tja nis se di!
spo me vjen asnjë fjali, ky beat jeten ma ka nxi!
ora 5! përfundimisht dorëzohem
duhet t’vishem shpejt e mu nis mos të vonohem
rrugës në trafik më erdhi një ide si për çudi
po sikur ktë situatë ta tregoj si histori?
besoj do të jetë gallatë, futem në studio flakë
trinium ndiz mikrofonin me të parën fo e kap!
[outro]
“gati?”
“po! mic check 1, 2. yo! yo! yo…”
Lirik lagu lainnya:
- lirik lagu t-finny - summertime fake fling
- lirik lagu laud (ukr) - забирай (take away)
- lirik lagu nikolemilio - love overdosa
- lirik lagu ежемесячные (ezhemesyachnye) - гуап (guap)
- lirik lagu marianna goes - advogado fiel (part. bruna karla)
- lirik lagu the cardinal effect - my tommygun
- lirik lagu triumphant quartet - the first time i saw the love
- lirik lagu $weet-t - whoopty doopty
- lirik lagu the mayan factor - hello
- lirik lagu romee storm, ty-dex & amber van bussem - let it go (hardstyle edit)