lirik lagu alban skenderaj - ja ku jam
[teksti i “ja ku jam”]
[verse 1]
kalova fusha, male, dete dhe stuhi
nuk u dorëzova kurrë se shpresën pashë tek ti
qëndrova vetëm si një shkëmb mbi oqean
dëgjova zemrën dhe kur në udhëkryq më la
[pre~chorus]
dhe në k’të garë pafund e kryer, gjej qetësi (gjej qetësi)
për sa kohë kam dashurinë si strategji
[chorus]
dhe ja ku jam
sot me fatin tim në duar
çdo frymëmarrje, një mundësi
historinë për ta rishkruar
dhe ja ku jam
me besim dhe shpresë te vetja
i thashë frikës lamtumirë
çdo mëngjes: “mirësevjen, jeta”
[post~chorus]
dhe ja ku jam
dhe ja ku ja~a~a~a~am
me, me ty
dhe ja ku jam
dhe ja ku ja~a~a~a~am
pë~ër ty
[verse 2]
bërtita: “ja ku jam” dhe kur nuk kisha zë
rashë një mijë herë për t’u ringritur një mijë e një
i përqafova jetës vështirësitë e saj
ende si pasuri të shenjtë, çdo shenjë e mbaj, e mbaj, e mbaj
[chorus]
dhe ja ku jam
sot me fatin tim në duar
çdo frymëmarrje, një mundësi
historinë për ta rishkruar
dhe ja ku jam
me besim dhe shpresë te vetja
i thashë frikës lamtumirë
çdo mëngjes: “mirësevjen, jeta”
[post~chorus]
dhe ja ku jam
dhe ja ku ja~a~a~a~am
me, me ty
dhe ja ku jam
dhe ja ku ja~a~a~a~am
për ty
Lirik lagu lainnya:
- lirik lagu get jaxon - life in motion
- lirik lagu jj heller - be thou my vision
- lirik lagu abel31 & wasting shit - glt
- lirik lagu erixen - работаю (working)
- lirik lagu faileezy - looooonely
- lirik lagu little country giants - trouble's hard to find
- lirik lagu otiss - memory
- lirik lagu vons wrld - trinty
- lirik lagu buju banton - ageless time
- lirik lagu reflex time - goyard